Sonte (e martë), në raundin e dytë të fazës së Ligës së Kampionëve, Barcelona do të luajë në udhëtim te Galatasaray në Stamboll, dhe padyshim që do të kalojnë një natë pa gjumë.
Të vizitosh Stambollin është me të vërtetë një nga sfidat më të mëdha për çdo klub evropian, pavarësisht nëse përballen me Galatasaray apo Fenerbahçe, dhe katalanasit e kanë përjetuar këtë vetë.
Gjatë mbrëmjes së kaluar, një numër i madh tifozësh të Galatasarayt u mblodhën para hotelit ku po qëndronin katalanasit, duke krijuar një atmosferë të tensionuar.
Pas orës 02:00, ndodhi një shfaqje e jashtëzakonshme fishekzjarrësh që e zgjuan natën.
Fishekzjarrët dhe përdorimi i mjeteve tjera piroteknike, pa dyshim, i zgjuan yjet e Barcelonës, që aktualisht është skuadra më e mirë në Evropë.