Presidentja Justina Shiroka-Pula është paraqitur me një veshje nga brendi ‘BUKUR’ të dizajneres Blerina Kllokoqi-Rugova.
Sipas burimeve, ky brend ka marrë përsipër kujdesin për pamjen e presidentes.
Krijimet e Kllokoqi-Rugovës janë zgjedhur edhe nga ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila gjatë mandatit të saj është vlerësuar shpesh për stilin dhe paraqitjet elegante.
Vlen të theksohet se ‘BUKUR’ është brendi i vetëm kosovar që ofron veshje të përditshme.