Ylli i muzikës me famë botërore, Bebe Rexha, ka përjetuar një nga momentet më të veçanta familjare, teksa vëllai i saj i ka dhënë fund beqarisë.
Në këtë ditë të rëndësishme për familjen, këngëtarja ka tërhequr vëmendje edhe me paraqitjen e saj elegante, duke u shfaqur thjesht mahnitëse.
Për grimin, Bebe zgjodhi artisten kosovare të make-up-it, Dafina Neziri, ndërsa stilimin e flokëve ia besoi Kacit dhe ekipit të tij.
Me një pamje të kuruar deri në detajin e fundit, ylli i muzikës dëshmoi edhe një herë se di të shkëlqejë në çdo paraqitje.
Zgjedhja e artisteve nga Kosova për këtë ditë të veçantë e bën edhe më të bukur këtë moment, duke vënë në pah talentin shqiptar në industrinë e bukurisë.