Ada zbulon historinë e saj personale në ‘Për’puthen’: Rrëfimi për djalin dhe marrëdhëniet familjare

Konkurrentja e ‘Për’puthen’, Ada, ka bërë një rrëfim të sinqertë sot, duke zbuluar për herë të parë në program se është nënë dhe duke ndarë me publikun historinë e marrëdhënies së saj të kaluar.

Ada tregoi se ishte vetëm 17 vjeçe kur vendosi të largohej nga shtëpia për të jetuar me djalin e saj, ndërsa për një vit nuk kishte komunikuar me familjen.

Megjithëse ishin të rinj, ata u bënë prindër të një djali, i cili sot nuk e ndien mungesën as të nënës dhe as të babait, pasi ish-bashkëshorti i saj kujdeset shumë për të.

Ajo zbuloi se prindërit nuk e mbështetën këtë lidhje, për shkak të paragjykimeve ndaj djemve nga Fieri, duke menduar se ai nuk ishte zgjedhja e duhur për të bijën.

Një tjetër pjesë e vështirë e jetës së saj lidhet me historinë familjare; Ada tregoi se prindërit e saj ishin të divorcuar, ndërsa babai kishte emigruar dhe nuk ishte kthyer më.

Sa i përket jetës së saj sentimentale, Ada njoftoi se ka përfunduar marrëdhënien me ish-bashkëshortin, por ruan marrëdhënie të mira me të. ‘Ai më ka shkruar, ishte mërzitur, pse nuk e tregove që ke një djalë, më tha, por unë i thashë se s’më pyeti njeri, nuk u interesuan.

Pastaj doja të flisja njëherë për veten’, tha Ada, duke treguar se ish-bashkëshorti e kishte kontaktuar dhe i kishte shprehur pakënaqësinë për faktin që ajo nuk e kishte përmendur më herët këtë aspekt të jetës së saj në program.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *