Ylli i muzikës me famë botërore, Bebe Rexha, ka përjetuar një moment të veçantë familjar, teksa vëllai i saj ka vendosur të japë fund beqarisë.
Në këtë ditë të rëndësishme për familjen, këngëtarja ka shfaqur një paraqitje elegante dhe mahnitëse.
Për grimin, Bebe zgjodhi artisten kosovare të make-up-it, Dafina Neziri, ndërsa stilimin e flokëve ia besoi Kacit dhe ekipit të tij.
Me një pamje të kuruar deri në detajin më të vogël, ylli i muzikës dëshmoi edhe njëherë se di të shkëlqejë në çdo paraqitje.
Zgjedhja e artisteve nga Kosova për këtë moment të veçantë e bën edhe më të bukur këtë ditë, duke vënë në pah talentin shqiptar në industrinë e bukurisë.