Bella Hadid Feston 30 Vjetorin me Stil dhe Provokim

Modelja e njohur, Bella Hadid, ka festuar 30-vjetorin e saj dhe fotografitë provokuese nuk kanë munguar.

Ajo ndau me miliona ndjekës të saj disa imazhe nga festimet në Instagram, ku vëmendjen e morën bikinit e saj të kuqe të personalizuara.

Në fotot e postuara, bikini kishte numrin 30 të shkruar në pjesën e sipërme dhe emrin “Bella” në pjesën e pasme.

Modelja e kombinoi këtë veshje me një fustan të lehtë kuq e bardhë, çizme kauboj prej lëkure kafe dhe bizhuteri të arta.

Fotografitë janë realizuar pranë një liqeni, duke krijuar një atmosferë relaksuese, larg tapetit të kuq dhe eventeve tradicionale të modës.

Por bikini nuk ishte e vetmja veshje që tërhoqi vëmendjen.

Hadid publikoi gjithashtu fotografi me xhinse të gjera me qëndisje lulesh dhe fluturash, një bluzë të bardhë dhe një triko rozë, duke sjellë në pah elemente të modës së viteve 2000.

Në një tjetër moment të festës, ajo shfaqet duke fryrë qirinjtë e tortës me një fustan sateni dhe detaje të bardha me shkëlqim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *