Gjykata e Prishtinës ndërpret paraburgimin e dy të pandehurve lidhur me rastin e deputetit Rexhepi

Gjykata e Prishtinës ka marrë vendim që të ndërpresë paraburgimin e të pandehurve F.Z. dhe E.S., të cilët ishin ndaluar në lidhje me rastin e deputetit Fahrush Rexhepi.

F.Z. dhe E.S. dyshohen për sulm ndaj një personi zyrtar në bashkëkryerje.

Më 12 tetor 2026, gjykata ka vendosur që dy të dyshuarit të lirohen menjëherë, pasi ka vlerësuar se kanë ndryshuar rrethanat që kishin shërbyer si bazë për caktimin e paraburgimit.

Sipas aktvendimit të siguruar, protesta ka përfunduar dhe nuk janë identifikuar rrethana të tjera që do ta arsyetonin vazhdimin e kësaj mase.

Gjatë protestës në Prishtinë, më 05.10.2026, deputeti Fahrush Rexhepi u tërhoq nga protestuesit dhe u hodh mbi rrethojat e oborrit të Kuvendit të Kosovës.

Një ditë më pas, F.Z. dhe E.S. u ndaluan për këtë rast, ndërsa Prokuroria kërkoi caktimin e paraburgimit ndaj tyre.

Disa protestues e kishin kthyer deputetin Rexhepi nga rruga, duke e futur në oborrin e Kuvendit.

Atë ditë, protestuesit kërkonin nga deputetët miratimin e Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Protestuesit kishin kërcënuar se nuk do ta linin asnjë deputet të dilte nga Kuvendi pa e miratuar Projektligjin, i cili, megjithatë, u miratua të nesërmen, më 06.10.2026.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *