Reagimi i Valdrin Gecit për Arrestimin e Babait të Tij, Gani Gecit

Valdrin Geci, djali i Gani Gecit, ka reaguar në lidhje me raportimet për arrestimin e babait të tij.

Ai thekson se Gani Geci ka shkuar vullnetarisht në Polici për të dhënë një deklaratë.

Valdrini sqaron se pas një telefonate nga policia, babai i tij ka vendosur të paraqitet për të sqaruar situatën. “Unë, Valdrin Geci, deklaroj se kam qenë me babain dhe disa shokë duke pirë kafe në Che Bar.

Pas telefonatës së policisë, Gani Geci ka shkuar vullnetarisht për të dhënë deklaratë në Policinë e Republikës së Kosovës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *