Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në Prishtinë senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për mbështetje të vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara i ofrojnë Kosovës dhe për kontributin e tyre në lirinë, pavarësinë dhe ndërtimin e shtetit.
Gjatë këtij takimi, Abdixhiku theksoi rëndësinë e rikthimit të Dialogut Strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së.
Ai theksoi se Kosovës i nevojitet një forcim i besimit dhe bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara, proces që sipas tij kërkon përkushtim, përgjegjësi dhe veprime konkrete.