Policia e Kosovës Sekuestron Armë dhe Municion në Veri

Policia e Kosovës ka realizuar dy operacione të suksesshme në veri të vendit, duke zbuluar armë, municion dhe mjete të tjera ilegale në dy lokacione të ndryshme.

Sipas një njoftimi në Facebook, ky sukses është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe besimit të ndërsjellë mes Policisë dhe qytetarëve, të cilët janë angazhuar për të ofruar informacione të rëndësishme për zbulimin e armëve ilegale.

Në datën 13.10.2026, u realizua një operacion në komunën e Zubin Potokut, ku zyrtarët policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë veri morën informacione për praninë e armëve dhe mjeteve të tjera ilegale. “Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë ndërmarrë veprime të shpejta dhe profesionale, duke kryer kontroll në lokacionet e dyshuar.” Gjatë kontrollit në fshatin Paruce, u gjetën dhe u sekuestruan: 141 fishekë të armës së gjatë, 21 fishekë të armës së gjatë me krëhër, 2 fishekë të pushkës së gjuetisë, 4 granata dore, një tytë e pushkës së gjuetisë, 48 gëzhoja të pushkës së gjuetisë, 1 pajisje për mbushjen e fishekëve, 4 kuti me barot, sfera për mbushjen e fishekëve të gjuetisë, kapsolla dhe tampon për fishek, 1 gaz maskë ushtarake dhe një bajonetë ushtarake.

Ndërsa në fshatin Ranqiq, njësitë policore, gjatë kontrollit në një objekt të pabanuar, gjetën dhe konfiskuan: “1 armë e shkurt (pistolet), 4 granata dore, 2056 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.” Për momentin, nuk ka persona të arrestuar në lidhje me këto raste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *