Dy Filma nga Kosova Nominohen për Çmimet Evropiane të Filmit 2027

Dy filma nga Kosova, “Dua”, me regji të Blerta Bashollit, dhe “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, janë përzgjedhur në listën e ngushtë për Çmimet Evropiane të Filmit 2027, duke shënuar një tjetër arritje të rëndësishme për kinematografinë e vendit.

Kjo përzgjedhje tregon se kineastët nga Kosova po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në skenën evropiane të filmit.

Në këtë fazë, anëtarët e Akademisë Evropiane të Filmit do të votojnë për nominimet, të cilat do të shpallen më 14 nëntor 2026.

Qendra Kinematografike e Kosovës uron regjisorët, producentët, aktorët dhe ekipet e të dy filmave për këtë sukses.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *