Tensionet në Tiranë: Stresi Provokon me Mesazhe të Rrezikshme

Stresi, reperi i njohur dhe përkrahës i Partisë Demokratike të Sali Berishës, duket se ka kontribuar në situatën e tensionuar në Tiranë.

Ai ka publikuar një fotografi me disa shishe të mbushura me benzinë, të lidhura me mjete piroteknike.

Krahas kësaj fotografie, Stresi ka shprehur mendimin se kjo është forma e vetme për të zmbrapsur policinë. “Vetëm me këto i zbrapsni policët, e makinat, e çdo gjë.

Jua garantoj 100%” ka shkruar ai.

Qysh dje, situata në Tiranë është tensionuar, me shumë protestues që kanë sulmuar me koktejë molotovi Bashkinë e Tiranës dhe tregun te Pazari i Ri.

Dhjetëra protestues janë shoqëruar në komisariat, ndërsa shumë të tjerë kanë përfunduar në emergjencë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *