Aurela Gaçe: Politikanët, a e keni merituar besimin e popullit?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Aurela Gaçe, ka reaguar në rrjetet sociale me një mesazh drejtuar politikanëve, duke ngritur pyetje mbi mënyrën se si është qeverisur vendi për vite me radhë dhe nëse qytetarët kanë marrë atë që meritojnë.

Përmes një postimi, ajo i drejtohet politikanëve me disa pyetje të drejtpërdrejta, duke theksuar përgjegjësinë e tyre ndaj popullit që u ka besuar votën. “Të dashur politikanë (them të dashur, se edhe ju po njësoj i drejtoheni popullit tuaj), duke filluar nga vitet e ndryshimeve të mëdha, vitet ’90 e deri tani në 2026, a besoni se keni bërë më të mirën për këtë popull?” thuhet në mesazhin e saj.

Gaçe po ashtu ka ngritur pyetje mbi besimin që qytetarët kanë dhënë ndër vite përmes votës, duke u fokusuar veçanërisht në të ardhmen e fëmijëve. “Për popullin që besoi se ju e doni e ju dha votën e besimin që t’u sillni një të ardhme më të mirë për ta e fëmijët?” vijon reagimi i këngëtares.

Në fund, ajo ka shtruar edhe një pyetje tjetër, duke vënë në diskutim nëse populli shqiptar ka përjetuar përmirësime të vërteta gjatë dekadave të fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *