Madridi është kthyer së fundmi në qendrën më të madhe të muzikës dhe kulturës latine, pas 13 koncerteve të këngëtares kolumbiane, duke gjeneruar një ndikim ekonomik të jashtëzakonshëm përmes rezidencës së saj evropiane.
Koncertet, të zhvilluara nga data 18 shtator deri më 12 tetor, tërhoqën mbi 700 mijë spektatorë, ndërsa përfitimet ekonomike arritën mbi 400 milionë euro.
Si rezultat i koncerteve, kërkesat për hotele dhe transport u rritën ndjeshëm.
Sipas të dhënave të Booking.com, kërkimet për akomodim në Madrid gjatë kësaj periudhe u rritën me 56% krahasuar me të njëjtat data të vitit 2025.
Rezervimet në hotele u rritën me 14,8%, ndërsa çmimi mesatar ditor i dhomave u ngjit nga 283 në 339 euro, rreth 20% më shumë në bazë vjetore.
Koncertet patën fansa nga Spanja, Argjentina, Italia, Brazili dhe Shtetet e Bashkuara.
Shpenzimet e vizitorëve përfshinë hotelet, restorantet, transportin dhe aktivitetet e argëtimit.
Shuma që fansat harxhuan gjatë qëndrimit në koncerte ishte mbi 700 euro, duke treguar fuqinë ekonomike që kanë spektaklet e mëdha ndërkombëtare.