Pas një periudhe të gjatë larg rrjeteve sociale, Egzon Sahiti është rikthyer në platforma digjitale, ku ka marrë shumë komente mbështetjeje nga ndjekësit e tij.
Një nga komentuesit e ka përshëndetur me fjalët “Mirë se u riktheve”, ndërsa përgjigjja e Egzonit, “Kjo është jeta, miku im”, e shoqëruar me një zemër të thyer, ka tërhequr vëmendjen.
Në një tjetër koment, ai është këshilluar të vazhdojë përpara dhe të përqendrohet te planet dhe synimet e tij, për të cilat Egzoni është përgjigjur shkurt: “Allahu e din ma mirë…”.
Rikthimi i tij vjen më shumë se një muaj pas ndarjes nga jeta të mikut të tij, Laurentit.
Reagimet në postim tregojnë se ndjekësit e tij janë të gatshëm të qëndrojnë pranë tij përmes mesazheve të përkrahjes në këtë moment të vështirë.