Një postim i fundit në rrjetet sociale ka bërë që Kejsi Borri, motra e ish-finalistit të “Big Brother VIP Albania 5”, Mateo Borrit, të jetë në qendër të vëmendjes.
Ajo ka ndarë për herë të parë një fotografi romantike me partnerin e saj, duke lënë të kuptohet se po përjeton një histori dashurie.
Deri më tani, Kejsi kishte zgjedhur ta mbante jetën private larg syrit të publikut, pa publikuar momente të tilla.
Në imazhin e shpërndarë, ajo shfaqet pranë të dashurit, të cilit ia ka zbuluar fytyrën vetëm pjesërisht.
Megjithatë, identiteti i tij mbetet ende i panjohur, pasi Kejsi nuk ka bërë të ditur emrin e partnerit.
Fotografisë i ka bashkëngjitur vetëm një zemër të bardhë, duke i dhënë postimit një nuancë romantike, por pa zbuluar më shumë detaje.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse Kejsi do të ndajë në vijim më shumë nga marrëdhënia e saj apo do të vazhdojë ta mbajë këtë pjesë të jetës private larg vëmendjes publike.