Martin Freeman martohet fshehtas me Rachel Benaissa pas gjashtë vitesh bashkë

Aktori britanik Martin Freeman, i njohur për rolet e tij në serialin “Sherlock” dhe trilogjinë “Hobbit”, ka bërë një hap të rëndësishëm në jetën e tij personale duke u martuar fshehtas me partneren e tij prej shumë kohësh, aktoren dhe skenaristen franceze Rachel Benaissa. Çifti, që janë bashkë prej gjashtë vitesh, u zbulua që ishin martuar pas paraqitjes së tyre të përbashkët në Festivalin e Filmit në Londër.

Freeman dhe Benaissa rrallë shfaqen në publik së bashku, por të mërkurën në mbrëmje ata u shfaqën në tapetin e kuq në premierën e filmit “A Long Winter”, ku Freeman luan dhe unazat e tyre tërhoqën vëmendjen e të pranishmëve.

Rachel, e cila është 21 vjet më e re se Freeman, mbante një unazë fejese me smerald dhe një unazë ari me dy diamante.

Po ashtu, Freeman kishte një unazë martese prej ari, duke ngjallur spekulime për martesën e tyre.

Menjëherë pas ngjarjes, zëdhënësi i aktorit konfirmoi për gazetën britanike The Sun se çifti ishte martuar me të vërtetë në fillim të këtij viti, por detajet e dasmës mbeten ende të panjohura.

Përpara lidhjes me Rachel, Freeman kishte një marrëdhënie 16-vjeçare me aktoren Amanda Abbington, me të cilën luajti edhe në serialin e njohur “Sherlock”.

Edhe pse ai rrallë flet për jetën e tij dashurore, Freeman ka zbuluar disa gjëra interesante rreth Rachel gjatë një paraqitjeje në podkastin “Table Manners”. “Ajo nuk është ndonjë shefe kuzhine e shkëlqyer. Është e çmendur pas djathit dhe verës”, tha ai duke qeshur.

Ai shtoi se Rachel e përshkruan veten në këtë mënyrë: “Këtë do të thoshte ajo për veten.

Thotë, ‘Jam e çmendur pas djathit dhe verës’.

Sigurisht, ky nuk është interesi i saj i vetëm, por ajo i do shumë këto gjëra.

Ne e duam të gatuajmë së bashku”, u shpreh aktori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *