Reperi i njohur kosovar, Mozzik, ka ndarë lajmin e bukur për ardhjen në jetë të djalit të tij, Oz.
Përmes një postimi emocionues, artisti ka shprehur mirënjohjen ndaj Zotit për dhuratën më të madhe, duke kujtuar lutjet e tij të vazhdueshme për të qenë baba i një djali. “Nuk më kujtohet në cilën xhuma e kam bërë lutjen që Zoti të më falë një djalë, sepse nuk ka pasur xhuma që nuk e kam kërkuar prej Tij.
Kurrë nuk u lodha nga sprovat e Tua, o Zot i Madh.
Përkundrazi, ato më bënë më të fortë dhe më burrë para kohe.
Sot, me zemrën plot, të falënderoj për dhuratën më të madhe që na dhe, djalin tonë!” U bëfsh i hajrit, djali jem Oz!
Paç shëndet, jetë të gjatë e Zoti të priftë gjithmonë në të mirë!