Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Kader Kicaj, dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Brikenda Selmanaj, kanë kaluar një moment të bukur së bashku në Prizren.
Kaderi ka ndarë disa fotografi me Brikendën në Instagram, duke e shoqëruar postimin me mbishkrimin “Reunion Prizrenalike”.
Dyshja shfaqen të buzëqeshura dhe të kuruara deri në detaje, ndërsa këto fotografi kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale. Është e njohur se të dyja u bënë të njohura për publikun përmes pjesëmarrjes në formatet e njohura të “Big Brother VIP”.