Hetimi në SHBA ndaj Richard Grenell, i cili dyshohet për përvetësim të miliona dollarëve nga një donacion për Qendrën Kenedy dhe shitjen e çasjes te presidenti Donald Trump, ngre pyetje serioze rreth lidhjes së Hristijan Mickoskit me Grenell dhe interesave të vërteta që qëndrojnë pas kontakteve të qeverisë maqedonase në Uashington.
Kështu u shpreh sot në një konferencë për shtyp anëtari i Bordit të LSDM-së, Andrej Zhernovski.
Zhernovski theksoi se ky rast ofron një pamje më të gjerë mbi një rrjet politik dhe biznesi, ku ndikimet e Vuçiqit dhe Orbanit ndërthuren me shtëpitë lobuese dhe kompanitë që janë të lidhura me ta. “Ura strategjike me administratën amerikane, si një kanal shembullor për komunikim të drejtpërdrejtë me Shtëpinë e Bardhë, është nën hetim që nga dje për përvetësim të miliona dollarëve nga një donacion për Qendrën Kenedy dhe për shitjen e çasjes te presidenti Trump,” theksoi Zhernovski.
Ai gjithashtu përmendi serinë e takimeve mes Mickoskit dhe Ministrit të Jashtëm, Timço Mucunski me Grenellin, të cilat u mbajtën në disa raste në Uashington dhe në Shkup, si dhe në Konferencën e Sigurisë në Mynih. “Shikoni serinë e takimeve që flasin qartë për lidhjen midis Mucunskit dhe Mickoskit me këtë njeri.
I njëjti Grenell, duam t’ia sqarojmë opinionit vendas, ka punuar për Vuçiçin për vite me radhë,” tha Zhernovski.
Ai gjithashtu theksoi firmën amerikane të lobimit “Valcour”, e cila tha se ka punuar për promovimin e Presidentit serb Aleksandar Vuçiq në qarqet politike dhe mediatike në Uashington, duke theksuar se raportet e paraqitura në Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së tregojnë se përfaqësuesit e “Valcour” kontaktuan Grenell midis shtatorit 2025 dhe marsit 2026.
Zhernovski përfundoi duke theksuar se “Valcour”, përveç përfaqësimit të Serbisë, është e lidhur edhe me kompani që kanë ndikim në rajon, përfshirë “Telekom Serbia” dhe kompaninë hungareze “4iG”.