Senatori Gary Peters Shpreh Shqetësim për Zhvillimet në Shqipëri

Senatori amerikan Gary Peters nga Michigan ka publikuar një deklaratë të fortë, duke shprehur shqetësimin e tij të thellë për zhvillimet e fundit në Shqipëri.

Në rrjetin social X, ai thekson se situata po përshkallëzohet dhe u bën thirrje autoriteteve vendore që të përmbahen nga çdo formë agresioni ndaj protestuesve paqësorë.

Sipas senatorit, të gjithë aktorët në terren duhet të punojnë për të ulur tensionet dhe për të parandaluar dhunën e mëtejshme.

Peters thekson se Michigan është shtëpia e një komuniteti të fortë dhe të gjallë shqiptaro-amerikan dhe se këto zhvillime prekin thellësisht shumë qytetarë të shtetit të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *