Një familje shqiptare në Gjermani po atraktson vëmendjen e mediave lokale, pasi tri gjenerata të saj janë angazhuar së bashku në rinovimin e urës Mülheimer Brücke në qytetin e Këlnit.
Bëhet fjalë për familjen Kupa, e cila përfshin gjyshin Nazmi, 79 vjeç, djalin Kabil, 50 vjeç, dhe nipin Zejadin, 21 vjeç, të cilët po punojnë në të njëjtin projekt ndërtimi.
Sipas Tagesschau, Nazmi dhe Kabil punojnë si marangozë ndërtimi, ndërsa Zejadini është i specializuar në ndërtimin e strukturave prej betoni të armuar.
Përveç angazhimeve në punë, ai gjithashtu po studion këtë fushë.
Historia e familjes Kupa në Gjermani filloi në vitin 1968, kur Nazmi mbërriti nga Shqipëria me vizë pune, pa ndonjë përvojë të specializuar profesionale.
Me kalimin e viteve, ai arriti të fitojë përvojë në ndërtimtari dhe e vlerëson ndihmën e madhe që mori nga kolegët gjermanë në fillimet e tij.