Kallëzim Penal për Mosdhënie të Ndihmës Mjekësore në Tetovë

SPB Tetovë ka ngritur një kallëzim penal ndaj I.V. (35) dhe I.M. (51) nga Tetova, të dy të punësuar në Ndihmën e Shpejtë Mjekësore pranë ISHP Tetovë.

Ata dyshohen për kryerjen e veprës penale “mosdhënia e ndihmës mjekësore”. “Më 29.06.2026, në Ndihmën e Shpejtë Mjekësore në Tetovë, e kallëzuara e parë ka pranuar një telefonatë për denoncimin e rastit, por nuk ka dërguar ekip për t’i dhënë ndihmë mjekësore personit të lënduar në fsh.

Dobrosht, për çka e ka njoftuar edhe të kallëzuarin e dytë, i cili ishte udhëheqës”, thonë nga MPB.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *