Pagesë e Re për Fermerët: 149.5 Milionë Denarë për Kultivuesit e Mollëve

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, njoftoi për një pagesë të rëndësishme që ka arritur për fermerët, veçanërisht për ata që kultivojnë mollë.

Sipas Hoxhës, janë paguar gjithsej 149.482.644 denarë për 1.934 fermerë, të cilët kanë prodhuar dhe dorëzuar mollë. “Vazhdojmë me lajme të mira për fermerët!

Rreth 149,5 milionë denarë janë paguar për 1.934 kultivues të mollëve.

Me këtë pagesë po përmbushim një tjetër pjesë të detyrimeve ndaj bujqve dhe po vazhdojmë mbështetjen për prodhimin vendas”, ka deklaruar Hoxha.

Këto pagesa janë realizuar përmes Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, në kuadër të Masës 1.7 të Programit për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2025.

Hoxha theksoi se realizimi i pagesave dhe përmbushja e detyrimeve ndaj fermerëve do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *