Kuvendi Shqyrton Kërkesën për Përjashtimin e Deputetëve të Opozitës

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën i Kuvendit do të shqyrtojë sot në orën 10:00 kërkesën e grupit të deputetëve të Partisë Socialiste për përjashtimin e 20 deputetëve të opozitës, pas përplasjeve që ndodhën në seancën e djeshme plenare.

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin nga punimet me 60 ditë për deputetët Flamur Noka, Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Edi Paloka, Besart Xhaferri dhe Luçiano Boçi, të cilët u përplasën verbalisht dhe fizikisht me deputetët socialistë.

Nga ana tjetër, për 14 deputetë të tjerë të Partisë Demokratike; Gjin Gjoni, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Kastriot Piroli, Kliti Hoti, Flamur Hoxha, Arjan Ndoja, Ivi Kaso, Zija Ismaili dhe Blendi Himçi është kërkuar përjashtimi me 10 ditë nga punimet e Kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *