21 shtatori i këtij viti ka qenë një ditë tragjike për një 15-vjeçar në Marsberg-Essentho të Gjermanisë, i cili humbi jetën si pasojë e një sulmi me thikë.
Në lidhje me këtë ngjarje, dyshohen dy persona: Albin B., 23 vjeç, i cili është shqiptar, dhe Alex O., 22 vjeç, grek.
Mediat gjermane, konkretisht Bild, kanë raportuar se ngjarja ka ndodhur pas një feste.
Deri më tani, janë shfaqur aludime të ndryshme, duke thënë se sulmi ndodhi pas një zënke midis 15-vjeçarit, një 18-vjeçari dhe dy të dyshuarve, lidhur me një borxh prej 200 euro.