Parashikimi i Motit për Fundjavë: Diell dhe Vranësira në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik ka publikuar parashikimin e motit për fundjavë.

Sipas IHK-së, të shtunën do të kemi mot me diell dhe disa vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 0°C deri në 3°C, ndërsa ato maksimale priten të arrijnë nga 16°C deri në 19°C.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1–4 m/s.

Për të dielën, parashikohet një mot më i vranët, por me intervale dielli.

Temperaturat minimale do të jenë nga 2°C deri në 6°C, ndërsa ato maksimale do të variojnë nga 15°C deri në 18°C.

Edhe për këtë ditë, era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi prej 1–3 m/s.

Gjatë vikendit, kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme për shumicën e njerëzve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *