Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar në operacionin e fundit

Dogana e Kosovës, më 23 tetor 2026, organizoi një operacion kontrolli ndaj një biznesi që merret me tregtimin e telefonave mobilë, pas pranimit të informatave përmes kanaleve operative.

Fillimisht, operacioni u përqendrua në kontrollin e lokalit afarist, por më vonë, duke iu referuar informacionit të mbledhur, kontrolli u zgjerua edhe në një banesë në afërsi, e cila përdorej për fshehjen dhe ruajtjen e telefonave mobilë të kontrabanduar. “Gjatë kontrollit, zyrtarët doganorë kanë zbuluar 113 telefona mobilë të kontrabanduar, të markave dhe modeleve të ndryshme, përfshirë Apple iPhone, Samsung Galaxy, Xiaomi, Redmi, POCO, Google Pixel, OnePlus dhe Huawei.

Për të gjithë telefonat e zbuluar, personi përgjegjës nuk ka poseduar dokumentacion që dëshmon origjinën e ligjshme të mallrave, importimin e tyre përmes procedurave të rregullta doganore apo pagesën e detyrimeve përkatëse doganore”, thuhet në njoftim.

Si rezultat i këtij operacioni, Dogana e Kosovës ka ndaluar të gjithë telefonat mobilë, ndërsa ndaj personit të dyshuar janë ndërmarrë veprimet procedurale në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *