Reagimi i Policisë së Shtetit pas Dhunës në Protestë

Policia e Shtetit në Shqipëri ka reaguar ndaj akteve të dhunës që ndodhën gjatë protestës së sotme, duke theksuar se punonjësit e saj janë përballur me sulme të vazhdueshme që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre, përveç sigurisë së qytetarëve.

Përmes një deklarate publike, Policia u bëri thirrje pjesëmarrësve në protestë të distancohen nga individët e maskuar dhe të dhunshëm, të cilët sulmojnë punonjësit e Policisë dhe institucionet, si dhe dëmtojnë pronën publike e private.

Gjithashtu, qytetarëve u kërkohet të shmangin zonat ku po ndodhin akte dhune dhe të mos përfshihen në veprime që cënojnë rendin dhe sigurinë publike.

Policia e theksoi se e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është e garantuar me ligj, por paralajmëroi se dhuna dhe sulmet ndaj punonjësve të saj, si dhe dëmtimi i pronës publike e private, janë të papranueshme dhe ndëshkohen me ligj. “Çdo veprim i dhunshëm që rrezikon jetën e punonjësve të Policisë dhe të qytetarëve do të trajtohet në përputhje me ligjin,” u shprehën nga Policia e Shtetit.

Në fund, institucioni informoi se vazhdon të jetë në krye të detyrës për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, duke zbatuar ligjin dhe duke shërbyer për qytetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *