Thirrje për Pjesëmarrje Masive në Zgjedhjet e Luginës së Preshevës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka bërë thirrje për shqiptarët e Luginës së Preshevës që të angazhohen masivisht në zgjedhjet e sotme dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar.

Në mesazhin e tij drejtuar shqiptarëve të kësaj zone, Hoxha ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje, duke e cilësuar votën si një të drejtë themelore demokratike dhe një mundësi për të forcuar përfaqësimin e tyre. “Çdo votë ka rëndësi.

Sa më e madhe pjesëmarrja, aq më i fortë është zëri juaj për të drejtat, përfaqësimin dhe të ardhmen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës,” ka thënë Hoxha.

Ai e ka përfunduar mesazhin me një apel për qytetarët shqiptarë të Luginës që të dalin në votime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *