Reshjet e shiut kanë shkaktuar grumbullim të ujit në disa akse rrugore në qytetin e Vlorës, duke sjellë probleme me qarkullimin e automjeteve dhe bllokim të trafikut në disa zona për disa minuta.
Bulevardi kryesor i qytetit, zona e Albano Romina dhe akset që shpesh përmbyten nuk kanë raportuar probleme të mëdha.
Grupet e punës janë në terren dhe po punojnë për të larguar ujin nga rrugët e prekura, me qëllim normalizimin e situatës dhe rikthimin e qarkullimit të automjeteve.