Situata në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është tensionuar ditën e 13-të të protestave kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit kanë hedhur gurë dhe kanë thyer xhamat e dritareve, si dhe kanë dëmtuar derën e Kryesisë së Kuvendit.
Nga ana tjetër, policia i ka kërkuar protestuesve të ndalojnë aktet e dhunës ndaj institucioneve dhe të respektojnë perimetrin e sigurisë.