Protesta e Studentëve: Dëme dhe Përplasje me Policinë në Ditën e 13-të

Protesta e studentëve, e cila shënoi ditën e saj të 13-të, përfundoi pas rreth gjashtë orësh me një itinerar që përfshinte Ministrinë e Arsimit, Kryeministrinë dhe sheshin “Skënderbej”.

Gjatë qëndrimit në shesh, disa protestues me maska ndezën zjarr dhe i vunë flakën një peme në lulishten pranë sheshit.

Ata gjithashtu vendosën gozhda për të çarë gomat e makinave të Policisë që mund të hynin në shesh.

Protestuesit goditën me molotov forcat e policisë afër sheshit “Skënderbej”.

Në bulevard, pjesëmarrësit e protestës sulmuan dhe thyen xhamat e Kryesisë së Kuvendit, si dhe dëmtuan disa biznese në katin e parë të “Kullave Binjake”, përfshirë një bankë të nivelit të dytë.

Protestuesit e maskuar thyen gjithashtu ndriçuesit te Kryeministria dhe hodhën gurë e kapsolla drejt godinës së qeverisë dhe ndaj efektivëve.

Pas thirrjeve të vazhdueshme për distancim nga akte të dhunshme, policia ndërhyri duke shpërndarë protestuesit me ujë dhe gaz lotsjellës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informoi se nga protesta e sotme katër persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore, mes të cilëve dy efektivë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *