Alarm për bombë në shkollë në Leshak: Policia evakuon nxënësit dhe stafin

Një mësimdhënës ka njoftuar policinë se ka pranuar një email të frikshëm, ku thuhet se brenda objektit të shkollës ku punon ishte vendosur një bombë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 07:17 në Leshak të Leposaviqit.

Pas njoftimit, njësitë policore janë mobilizuar menjëherë dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes, duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të siguruar sigurinë e nxënësve dhe personelit. “Leshak, Leposaviq 28.10.2026 – 07:17.

Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se në email-in e shkollës ku punon si mësimdhënës, ka pranuar një mesazh ku thuhet se brenda objektit të shkollës ishte vendosur një bombë.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë i ndërmarrë veprimet e nevojshme duke evakuuar personelin dhe nxënësit”, thuhet në raport.

Shkolla u kontrollua nga njësitë për deminim të policisë dhe Njësia K9, të cilat nuk kanë gjetur asgjë të dyshimtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *