Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka filluar sot një mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.
Kjo mbledhje po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave, dhe pritet të shqyrtojë raportin mbi veprimet e Prokurorisë së Pejës në lidhje me këtë rast.
Arlinda Zekaj u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës nga kunati i saj, i cili tashmë është arrestuar.
Vrasja e Zekajt ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë.