Viktor Gjelaj, shqiptari që jeton në Mamakating, po kërkon besimin e qytetarëve për postin e Mbikëqyrësit të këtij qyteti (Toën Supervisor).
Në një postim të tij në Instagram, ai shpjegon arsyet pse e meriton votën e njerëzve atje, duke theksuar lidhjen e tij unike me komunitetin, përvojën e tij të pasur dhe përkushtimin ndaj shërbimit publik.
Gjelaj e përshkruan Mamakatingun si shumë më tepër se thjesht vendin ku jeton.
Ai thekson se këtu ka ndërtuar marrëdhënie të forta, ka bashkëpunuar me fqinjët dhe është bërë pjesë e një komuniteti që e konsideron shtëpi.
Sipas tij, këto përvoja kanë ndikuar drejtpërdrejt në mënyrën se si e kupton lidershipin dhe përgjegjësinë që vjen me shërbimin ndaj qytetarëve.