Miratimi i Ligjit për Verifikimin e Pasurisë së Pajustifikueshme: Një Hapat Tjetër për një Kosovë më të Drejtë

Kryeministri Albin Kurti ka përshëndetur miratimin në lexim të dytë të Ligjit për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ai ka falënderuar deputetët për votimin, duke theksuar se synimi është që pasurimi në Kosovë të jetë i ligjshëm dhe në përputhje me të hyrat. “Na vonuan për më shumë se tre vjet e gjysmë, por nuk do të na ndalin në synimin tonë të drejtë e të shumëpritur që pasurimi në Republikën tonë të jetë i drejtë, i pastër dhe në përputhje me të hyrat”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri ka rikujtuar se ligji ishte dërguar dy herë në Gjykatën Kushtetuese pas miratimit në Kuvend, herën e parë në shkurt 2023 dhe të dytën në dhjetor 2024. “Sot, kaloi edhe njëherë në lexim të dytë në Kuvend, për çka i falënderoj deputetët për votimin e këtij ligji”, ka deklaruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *