Arbëria Digital Fest 2026: Një Festë e Identitetit Arbëresh në Itali

Më shumë se 100 të ftuar nga Italia dhe vende të ndryshme, përfaqësues institucionalë, studiues, sipërmarrës, artistë dhe të rinj u mblodhën për edicionin e dytë të festivalit “Arbëria Digital Fest 2026”, i cili u zhvillua nga 23 deri më 25 tetor në tri vendbanime arbëreshe në Itali.

Festivali përfshiu Karficin (Carfizzi), Shën Kollin (San Nicola dell’Alto) dhe Puheriun (Pallagorio), duke krijuar një hapësirë të përbashkët për promovimin e identitetit arbëresh, ruajtjen e gjuhës dhe traditave, si dhe zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *