Ripopullimi i Peshqve në Liqenin e Mavrovës: Një Hap i Rëndësishëm për Ekosistemin

Sasi të reja peshqish janë lëshuar në Liqenin e Mavrovës dhe në ujërat përreth të Parkut Kombëtar „Mavrova”.

Si pjesë e Planit Vjetor për ripopullimin e ujërave, janë lëshuar 200 kilogramë troftë dhe 200 kilogramë krap, që përbëjnë gjithsej 400 kilogramë peshq.

Nga Parku Kombëtar „Mavrova” njoftojnë se ky aktivitet është në vazhdimësi të angazhimeve për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e fondit të peshkut, si dhe për ruajtjen e ekuilibrit natyror në ekosistemet ujore. „Mbrojtja e ujërave dhe e fondit të peshkut është përgjegjësi e përbashkët.

Duke respektuar rregullat dhe duke u sjellë me përgjegjësi, kontribuojmë në ruajtjen e pasurisë natyrore të parkut,” thuhet në njoftimin e NP „Mavrova”.

Ndërkohë, nga nesër do të fillojë një ndalesë dymujore për peshkimin e krapit (Cyprinus carpio) në zonën rekreative të Liqenit të Mavrovës.

Ky ndalim është miratuar me vendim të ministrit përkatës, si rezultat i kërkesës së drejtuesve të Parkut Kombëtar, dhe do të qëndrojë në fuqi deri më 31 dhjetor 2026. „Qëllimi është të mundësohet përshtatja, përhapja dhe rritja e suksesshme e peshqve të lëshuar në kushtet natyrore të Liqenit të Mavrovës, duke kontribuar kështu në ruajtjen dhe ripërtëritjen e fondit të peshkut,” bëjnë të ditur nga Parku Kombëtar „Mavrova”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *