Protesta Kombëtare për Drejtësi për Arlindën dhe Gratë e Vrara

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se protesta kombëtare do të vazhdojë të shtunën, në orën 17:00, me qëllim që të kërkojmë drejtësi për Arlindën dhe për të gjitha gratë e vrara.

Në njoftimin e publikuar, kolektivi bën thirrje për pjesëmarrje masive, duke paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e të gjitha kërkesave. “Do t’i mbushim rrugët dhe sheshet dhe do t’i bllokojmë institucionet deri kur çdo kërkesë e jona të plotësohet.

Zëri ynë do të dëgjohet.

Shteti do të japë llogari”, thuhet në njoftim.

Protestuesit do të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti”, prej nga do të marshojnë drejt Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *