Sot shënojmë 64-vjetorin e lindjes së ish-komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti.
Ai erdhi në jetë më 1 nëntor 1962 në Turuqicë të Podujevës, dhe ra heroikisht në Pestovë të Vushtrrisë më 31 janar 1997.
Për nder të kësaj dite, ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, bëri homazhe tek shtatorja e komandantit për të nderuar veprimtarinë e tij kombëtare.
Haradinaj, i cili gjithashtu ka shërbyer si komandant i UÇK-së për Zonën e Dukagjinit, uroi komandantin Zahir Pajaziti duke thënë se “një hero si ky na nderon”. “Komandant Zahir Pajaziti, është brezi i parë i UÇK-së, themelues i UÇK-së, njëkohësisht komandant i shquar.
Sot jemi në ditëlindjen e tij, një hero si Zahiri me plot kuptimin e fjalës na nderon e gëzuar ditëlindjen heroi ynë”, u shpreh Haradinaj.
Sa i përket rishqyrtimit të Ligjit për Speciale, ai nuk dha përgjigje. “Nuk i’u kisha përgjigjur këtyre temave, me leje, prapë kurdo që takohemi me kënaqësi.
Sot veq gëzuar ditëlindja e komandantit dhe shihemi prapë”, tha Haradinaj.
Më 31 janar 2008, në 11-vjetorin e rënies, ish-presidenti Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës, Urdhrin Hero i Kosovës.