Kryeministri Edi Rama ka emëruar Vlera Gjakovën në pozitat e këshilltares për media.
Gjakova ka origjinë nga Maqedonia e Veriut, por ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së saj në Kosovë, ku është angazhuar gjithashtu në politikë.
Para tetë vitesh, ajo iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, Vlera Gjakova kandidoi për deputete nën siglën e kësaj force politike.
Angazhimi i saj politik në Kosovë është bërë i njohur edhe përmes postimeve në rrjetet sociale.