Nxënësit shqiptarë të mitur lirohen në Malin e Zi pas konfliktit verbal

Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi njoftoi sot se katër nxënës shqiptarë të mitur, të ndaluar më 31 tetor në Kotorr, janë liruar pa asnjë dënim pas përfundimit të seancës gjyqësore dhe tani janë nisur drejt Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada shpjegon se ndalimi i tyre erdhi pas një konflikti verbal me një shtetase malazeze, pasi nxënësit kishin bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenare.

Ambasada e Shqipërisë thekson se nga momenti i marrjes së informacionit për ngjarjen, deri në përfundimin e procedurave ligjore dhe nisjen e nxënësve, përfaqësuesi i ambasadës ka qenë gjithmonë pranë tyre, duke ofruar asistencë konsullore.

Gjatë gjithë kohës, ambasada ka pasur komunikim të vazhdueshëm me autoritetet malazeze, familjarët dhe mësuesit e nxënësve.

Sipas autoriteteve malazeze, gjatë procedurave është garantuar respektimi i të drejtave të të miturve, dhe është siguruar avokat, përkthyes dhe psikolog për ta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *