Arrestimi i një shqiptari në Greqi për vrasje të ndodhur në Selanik

Një 26-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e një shtetasi shqiptar në Selanik të Greqisë, është arrestuar nga autoritetet greke si pjesë e operacionit të koduar “The Wanted”.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, i riu me inicialet R.

T., i lindur në Korçë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pas dyshimeve për përfshirje në një vrasje që ndodhi në vitin 2020.

Hetimet dyshojnë se 26-vjeçari, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka vrarë shtetasin shqiptar S.

D. në Selanik.

Fillimisht, viktima dyshohet se është dhunuar dhe më pas goditur me mjete prerëse.

Ngjarja është denoncuar nga familjarët e viktimës në Korçë, ndërsa hetimet janë koordinuar me autoritetet greke.

Në vitin 2021, Gjykata e Korçës kishte caktuar ndaj 26-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Arrestimi i tij u mundësua falë koordinimit mes Drejtorisë së Interpolit në Tiranë dhe Interpol Athinës.

Ai është arrestuar provizorisht në Greqi, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Ndërkohë, Interpol Tirana vazhdon bashkëpunimin me homologët grekë për përfundimin e procedurave të ekstradimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *