Seanca e sotme e kryebashkiakut Veliaj është shtyrë për më 17 nëntor.
Kryebashkiaku nuk ishte i pranishëm, por iu drejtua gjykatës përmes një letre të avokatit të tij, Plarent Ndreca.
Në letrën e tij, Veliaj shkruan: “E nderuar zonja gjykatëse, siç jeni vënë në dijeni nga Avokati i Popullit, jam rrëmbyer nga paraburgimi i Durrësit pa u treguar urdhri sekret.
Përgjigjen e mora të premten nga ministri i Drejtësisë, Toni Gogu.
Më tha se jam transferuar me urdhër të Ramës.
Do ta dija për nder nëse do të më shtoheshin akuza të tjera për prishjen e rendit kushtetues.
Urdhri i kryeministrit është i paligjshëm.
Kërkon hetim të plotë, të thellë dhe të pavarur.
Po e lë në dorën tuaj”.
Ndërkohë, Gjykata gjithashtu ka dhënë një përgjigje, ku ndër të tjera është shprehur: “Nuk jemi kompetentë për transferimin dhe Drejtoria e Burgjeve nuk e ka njoftuar gjykatën.
Verifikimi u përket organeve të tjera kompetente.”