Bastisje në Universitetin ‘Goce Dellçev’ për Keqpërdorim të Detyrës Zyrtare

Zyrtarët policorë kanë nisur bastisje në disa lokacione në Shtip dhe Shkup si pjesë e një hetimi ndaj një drejtuesi të sektorit të informatikës në Universitetin ‘Goce Dellçev’ (UGD).

Ai dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, dëmtim dhe qasje të paautorizuar në sistemin kompjuterik. “Me urdhër gjykate, të siguruar nga Prokuroria Themelore Publike e Shtipit, po kryhen bastisje në disa lokacione në Shtip dhe Shkup, në lidhje me veprat penale ‘keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar’ dhe ‘dëmtim dhe hyrje e paautorizuar në sistemin kompjuterik’, të dyshuara se janë kryer nga R.T., drejtues i sektorit të informatikës në Universitetin ‘Goce Dellçev’ në Shtip.

Pas përfundimit të plotë të aksionit, do ta informojmë publikun në mënyrë përkatëse,” njoftojnë nga MPB.

Aksionin po e realizojnë zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë Kriminalistike, Sektori për Punë të Brendshme në Shtip, Sektori për Punë të Brendshme në Shkup dhe Sektori për Krim Kompjuterik pranë MPB-së.

Rektorati i Universitetit ‘Goce Dellçev’ në Shtip ka reaguar në lidhje me rastin, duke theksuar se UGD ofron bashkëpunim të plotë dhe të pakufizuar me Ministrinë e Brendshme dhe prokurorinë kompetente për një sqarim të shpejtë dhe të plotë të rastit.

UGD ka tolerancë zero për korrupsionin dhe abuzimin në komunitetin akademik dhe beson se raste të tilla dhe të ngjashme kanë për qëllim sigurimin e studimeve më të mira, me cilësi më të lartë dhe më objektive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *