Ish-Punonjësit e Victorinox Dënohen për Vjedhje të Produkteve në Zvicër

Tre ish-punonjës të njohur të kompanisë zvicerane Victorinox janë dënuar nga Gjykata Penale e kantonit Schwyz për akuzat e vjedhjes së produkteve të kompanisë, me një vlerë totale prej të paktën 208 mijë frangash zvicerane.

Sipas raportimeve nga mediumi zviceran MarchHöfe24, vjedhjet kanë ndodhur gjatë periudhës 2018-2023.

Në mesin e produkteve të përvetësuara ishin thika, orë dore, çanta shpine dhe artikuj të tjerë që prodhohen nga Victorinox.

Dënimin më të rëndë e mori një 42-vjeçar nga Kosova, i cili është cilësuar si autori kryesor i rastit.

Ai u dënua me 36 muaj burgim, prej të cilëve gjashtë muaj duhet t’i vuajë në burg, ndërsa pjesa tjetër është me kusht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *