Një shqiptar 41-vjeçar, i identifikuar si Igli Kamberi, dyshohet se organizoi dhe kreu vrasjen e 26-vjeçarit Francesco Diviesti në Barletta, në kuadër të një lufte për kontrollin e trafikut të drogës.
Në pranga është vënë gjithashtu një 56-vjeçar italian nga Minervino Murge, i dyshuar për mbështetje logjistike dhe përfshirje në fshehjen e krimit.
Ky arrestim i ri është regjistruar në kuadër të hetimeve për vrasjen me tipare mafioze të Francesco Diviesti, një ngjarje që tronditi zonën e Barlettës në Itali në prill të vitit 2025.
Sipas informacioneve, Kamberi dyshohet se ka drejtuar vrasjen me qëllim forcimin e kontrollit mbi aktivitetet e trafikut të drogës në Barletta, duke bashkëpunuar me dy të rinj, Antonio Lanotte, 25 vjeç, dhe Nicola Dibenedetto, 21 vjeç, të cilët ishin arrestuar në maj të vitit të kaluar.
I arrestuari i fundit, Francesco Sassi, akuzohet për bashkëpunim në vrasje me paramendim, shkatërrim dhe fshehje të kufomës, si dhe për posedim të paligjshëm të armëve të zjarrit.
Hetimet janë koordinuar nga Drejtoria Anti-Mafia e Distriktit të Barit.