Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Dren Paca, ka shprehur angazhimin e tij për të vazhduar këtë funksion me një përkushtim të lartë.
Ai nuk ka marrë ende një vendim nëse do të kandidojë në garën për kryeprokuror të këtij institucioni.
Paca theksoi se prioriteti gjatë ushtrimit të detyrës do të jetë sigurimi i vazhdimësisë së punës dhe shmangia e çdo zbrazëtire në funksionimin e Prokurorisë Speciale. “Unë do të kujdesem gjatë kësaj periudhe, sado që të zgjatë, që funksionin e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit ta ushtroj në mënyrën më të mirë apo me përkushtim maksimal, në atë formë që të mos lejojmë që të mbetet ndonjë zbrazëtirë në punën e përditshme të Prokurorisë Speciale.
Kurse momentin se kur do të shpallet konkursi dhe nëse unë do të jem një prej kandidatëve potencialë në atë garë, do ta shqyrtoj dhe do ta vlerësoj në të ardhmen kurdo që të hapet ai konkurs,” tha ai.