Automjetet e Policisë do të Detektojnë Shkeljet në Trafik

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Tashkovski, ka shpallur se në të ardhmen disa automjete të Ministrisë së Punëve të Brendshme do të shërbejnë si detektues të shkeljeve në trafik. “Sot po ekskluzivisht jap një njoftim për qytetarët, në të ardhmen një numër i madh i automjeteve që i posedon MPB, jo të gjitha, por edhe automjete civile të policisë, do të jenë me pajisje për të detektuar shkeljet në trafik.

Disa qytetarë i kanë mësuar se ku janë vendosur tani kamerat, dhe aty ku ka qytetarët vozin në rregull, ndërsa atje ku nuk ka vozin jashtë rregullave në trafik.” Kjo nismë pritet të ndihmojë në rritjen e sigurisë rrugore dhe të ulë numrin e aksidenteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *